I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po na dërgon porosi nga Beogradi. Asociacioni duhet bërë, madje për këtë punë duhet ndryshuar kushtetuta e vendit.
Emisari Lajçak nuk e ka në plan përmirësimin e as zgjidhjen e problemit midis dy popujve. Ai e kërkon me ngulm formimin e Asociacionit, por kur vjen puna tek njohja reciproke qëndron neutral.
Pra, ndarja mbi baza etnike brenda, dhe ngrirje të raporteve me Serbinë. Kjo nuk është mënyra për zgjidhjen e problemit. Kështu përjetësohet problemi.
Në vend se Bashkimi Evropian të angazhohej për barazi dhe paqe në mes njerëzve, ajo po i ndan ata.