free hit counter Berishaj mbanë piramidën - PSD

Po bëhet 1 javë nga skandali korruptiv i ambasadorit të Kosovës në Kroaci. Secilën ditë mësuam nga një fakt shtesë. Të gjithë flasin, të gjithë pyesin, institucionet heshtin.

Berishaj ka hapur kompani në Mal të Zi me veten e tij punëtor, dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paratë në dorë, të gjitha në strajcë. Prejardhja Beogradi. Atje nuk bëhet dot shitblerje energjie pa rënë në rrjetën monopol të kompanive që kontrollojnë gjithë tregun energjetik: EFT dhe Rudknap. Këto kompani lidhen me emrat Hamoviç, Fazlliq e Stanishiq. Afera na drejton kah mafia ballkanike e energjisë.

Martin Berishaj, profesori universitar i filozofisë nga shkolla “tregti e rrymës”, paska bërë edhe evazion fiskal në Mal të Zi. Raportet tregojnë se xhirollogaritë e tij në Mal të Zi janë ngrirë;

Mësuam pastaj se super Martin Berishaj i paska 4 nënshtetësi: kosovare, shqiptare, sllovene dhe malazeze; mësuam se Super Martini është edhe profesor, edhe ambasador, e paramendo edhe sekser i rrymës;

morrëm vesh që profesori sekser i paska fshehur kompanitë nga AKK. Vetëm kaq mjafton për t’u thirrur në përgjegjësi sepse kjo në Kosovë është vepër penale.

Dje u bë e ditur se bashkë me profesorin e filozofisë të specializuar për tregti të rrymës, në Slloveni për këtë qëllim paskan qenë edhe udhëheqësit e KEK-ut. Kjo na tregon se afera është institucionale, se këtu ka piramidë. Mos harroni, Nagip Krasniqi është kryeshefi i KEK-ut i caktuar nga Qeveria Kurti.

Secili moment që kalon me Martin Berishajn në detyrë kemi të drejtë të besojmë se këtu kemi të bëjmë me piramidë institucionale dhe shpërlarje parash.