Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), z. Shpend Ahmeti; së bashku me nënkryetarin, z. Visar Ymeri; Sekretaren e Përgjithshme, znj. Aida Dërguti dhe anëtaren e Kryesisë, znj. Gurjeta Zeka; patën kënaqësinë ta presin në takim Kryetarin e Grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Frank Schwabe; Sekretaren Ekzekutive të Grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, znj. Fracesca Arbogast dhe Zevendës-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jan-Axel Voss.
Në këtë takim, mes tjerash, u diskutuan parimet e PSD-së si dhe situata aktuale politike në Kosovë. Fokus i veçantë iu përkushtua temave si nevoja për socialdemokraci në përgjithësi dhe bashkëpunimi mes partive socialdemokrate e progresive të Evropës. Takimi u përmbyll me shprehjen e interesimit dhe gatishmërisë për dinamizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.