free hit counter Gëzuar Pashkët! - PSD

Partia Socialdemokrate ua uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë që festojnë sipas kalendarit julian.

Sot rikujtojmë nevojën për më shumë solidaritet, mirësi dhe barazi. Për respektim të dinjitetit të çdo njeriut, pavarësisht përkatësisë dhe bindjeve të tij.

Mesazhi i Pashkëve është që pakica të mos varfërojë shumicën dhe që drejtësia të ngadhënjejë ndaj padrejtësisë.

E drejtë kushtetuese; liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë, të kultivohet e zhvillohet kundrejt çfarëdo fanatizmi dhe stigmatizimi.

Për Republikën qytetare. Bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare.

Nga mot gëzuar Pashkët!