Shtrënguam duart e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.
Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit.
Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme.