free hit counter Ligji për KPK-në duhet të shkojë në Kushtetuese - PSD

Ndryshimet ligjore në sistemin e drejtësisë janë përcjellur nga diskursi anti-korrupsion. Ndjeshmëria qytetare është e lartë, edhe nevoja për reformë e konsiderueshme. Por, emëruesi i përbashkët i këtyre ndryshimeve është vendosja e kontrollit politik mbi mekanizmat e sistemit. Tri ligje janë në proces të plotësim-ndryshimit, secili prej tyre kanë marrë vërejtje serioze nga Komisioni i Venecias, ndërkohë që Qeveria gënjente mbi dritën e gjelbër që paska marrë për “reformat”.

Konflikti kryesor rreth Ligjit për KPK-në është përbërja e Këshillit dhe raporti midis anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë. Qysh në draftin e parë të projektligjit është vërejtur qëllimi i pushtetit për kontroll duke parashikuar një Këshill me shumicë të deleguar nga politika. Pas vërejtjeve të Venecias, ndryshon strategjia. Tash të dërguarit politik janë pakicë, por me të drejtë vetoje. Amandamenti 9 i dorëzuar në lexim të dytë e vulos ndikimin e anëtarëve jo-prokurorë kundrejt atyre që vijnë nga sistemi prokurorial. Me verzionin aktual, vendimmarrja mbi çështje të rëndësishme të këtij Këshilli (votimi për Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorët e Prokurorive dhe çështjet disiplinore) do jetë e kushtëzuar nga vullneti politik, përkatësisht nga vota e anëtarëve jo-prokurorë të këtij organi.

Avokati i Popullit është institucioni që mund t’i drejtohet Kushtetueses kur çështje si kjo janë me rëndësi për qytetarët dhe të drejtat e tyre, por asnjë nga institucionet nuk i drejtohet Kushtetueses.