Përpara këtij procesi kaq të rëndësishëm nuk mund te qëndrojmë duarkryq dhe të presim përfundimin si spektatorë. Kuvendi duhet të jetë hartues dhe udhëheqës i platformës për dialog me Serbinë. Dhe prandaj, çdo iniciativë në këtë frymë, do ta ketë mbështetjen e PSD.