Qeveria Kurti është e vetmja në historinē e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre.
Zhvendosja ideologjike përkundër interesave të punëtorëve sjellë këso anomalie. Në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjetojmë, humbësit e mëdhenj dhe të vazhdueshëm janë punëtorët e familjet e tyre. Qeveria ka rritur buxhetin, biznesi privat ka shtuar çmimet e fitimet, bankat po fitojnë miliona dividentë në kurriz të pagave të ulëta të punëtorëve.
Andaj greva është plotësisht legjitime. Është edhe domosdoshmëri. Me rritjen e çmimit të çdo produkti, me rritjen e çmimit të rrymës, me reduktimet që do të vazhdojnë të përkeqësohen gjatë dimrit për faj të mosveprimit të qeverisë, jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë.
Punëtorët janë qytetarë të republikës. Mbi kurrizin e tyre po qëndron kriza e rritjes e çmimeve. Këta njerëz nuk kanë për borxh një qeveri që i neglizhon, i përbuzë, i shantazhon dhe kërcënon. Këta njerëz meritojnë dhe po kërkojnë të jetojnë dinjitetshëm.