free hit counter Partia Socialdemokrate fillon shtrirjen dhe zgjerimin me Gjilanin - PSD

Sot në Gjilan u hapën zyrat e Partisë Socialdemokrate. Në praninë e mbështetësve të shumtë, Kryetari Shpend Ahmeti dhe Sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti paraqiten parimet themelore dhe synimet politike të PSD-së.

Duke i falenderuar bashkëqytetarët për pjesëmarrjen dhe duke i ftuar ata për angazhim politik; Koordinatorja e Partisë Socialdemokrate për Gjilan, deputetja Besa Baftiu, foli për potencialin dhe interesimin e qytetarëve të Anamoravës për projektin e ri politik të PSD-së.

Gjilani shënon pikënisjen e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate gjithandej Kosovës. Ndërtimi i një alternative demokratike ndaj keqeverisjes, për ta transformuar Kosovën drejt një Republikë qytetare, zhvillimore dhe sociale me mundësi të barabarta për të gjithë, mund të jetësohet vetëm përmes pjesëmarrjes së qytetarëve vendimmarës, të organizuar përmes Partisë Socialdemokrate, nëpër fshatra, lagje dhe qytete. ?