free hit counter Propaganda nuk e rritë mirëqenien - PSD

Togfjalëshi i preferuar i Qeverisë është “rritja ekonomike”. Mënyra sesi rritja ekonomike shtjellohet tregon edhe për çasjen e pushtetit ndaj masave që duhet të ndërmerr në ekonomi kur kemi rritje të çmimeve; çka ne po shohim është që ka rritje ekonomike e cila nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të Kosovës. Përballë kësaj gjendje, pushteti me masat ekonomike po i trajton nevojat e veçanta të qytetarëve njëjtrajtshëm e njëzëri, athua që janë të barabartë në parakushtet e tyre të ekzistencës.

Çmimet për produktet bazë, nga shtatori të vitit 2020, deri në vitin 2021, kanë pësuar rritje prej 28%. Janë mbi 144 mijë pensionistë të cilët duhet të mbijetojnë me 100 euro në muaj; kemi një numër të madh të punëtorëve të cilët duhet të mbijetojnë me një pagë minimale prej 135 eurosh në muaj. Mund të themi lirshëm që kjo rritje enorme e çmimeve nuk ka sesi t’i prek barabartë të gjithë; një qytetar i varfër dhe një i pasur nuk kanë sesi të vuajnë njëjtë nga rritja e çmimit të bukës e vajit, miellit e qumështit.

Partia Socialdemokrate e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme që me urgjencë të implementohen katër politika që veçanërisht prekin shumicën që po i vuan pasojat e rritjes së çmimeve.

1. Funksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, i cili që nga viti 2011 nuk është funksional, dhe qysh atëherë nuk ka pasur as një vlerësim të rritjes së pagës minimale.

2. Rritja e pagës minimale në 350 euro, e cila poashtu, qysh nga viti 2011, ka qëndruar e paprekur.

3. Produktet bazë, për, miellin, kripa, sheqeri, buka e qumështi duhet të lirohen nga TVSH-ja,

4. Pas lirimit nga TVSH-ja të këtyre produkteve bazë, diferenca e rritjes së çmimit nga muaji paraprak në muajin kur është rritur duhet të subvenciohet nga Qeveria e Kosovës.

Politikat ad-hoc të kohëve të fundit, lënë të kuptojmë që kjo Qeveri nuk ka as plan, as vision e as shqetësim mirëqenien e qytetarit. Kontabiliteti i votave del të jetë motorri lëvizës i pushtetit.