free hit counter QEVERIA: LET THEM EAT CAKE - PSD

Inflacioni në Kosovë po arrin përmasa alarmante. Në ndërkohë që pagat e punëtorëve të sektorit privat janë zvogluar për 30%, paga minimale s’ka lëvizë. Kushtet e punës vazhdojnë të jenë të rënda në Kosovë. Këtë më së miri e tregon shifra e lartë e qytetarëve që po ikin. Mbi 50 mijë qytetarë në muaj aplikojnë për t’u larguar nga vendi. 20 mjekë kanë emigruar vetëm muajin e fundit. Pagat e sektorit publik të njëjta. Të gjitha punët publike të bllokuara. Bordi i OShP-së është jofunksinal. Faturat e energjisë elektrike të papërballueshme. Korporatat private me fitim.

Ndërsa të gjitha këto e karakterizuan vitin që lamë pas, Qeveria thotë se Kosova ka zhvillim të pashembullt ekonomik. Kur kishim krizë të energjisë, Qeveria thoshte të mbulohen me qebe. Kur kishim krizë të çmimeve, Qeveria na tha ky është çmimi i demokracisë.

Kjo na e kujton thënien e famshme të mbretëreshës franceze Mari Antoneta. Kur asaj i kishin thënë se populli nuk ka bukë të hajë, “le të hanë tortë”, kishte thënë ajo. Këto deklarata janë tregues i distancës së udhëheqësit me popullin.

Këto deklarata janë tregues të shpërfilljes së problemeve të përditshmërisë së qytetarit. Këto deklarata flasin për kullën e fildishtë ku këta liderë qëndrojnë. Të shpërqëndruar në lavdinë e pozitës, ata harrojnë preokupimet e vërteta të vendit. Kjo distancë e madhe nuk është veç fizike. Distanca aq e madhe, bëhet ndjeshmëri dhe optikë tjetër.

Sot ne e kemi sjellë këtë tortë për t’a shënuar dhe denoncuar këtë lloj qeverisjeje.