Sot, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka pritur një grup studentësh të shkencave politike dhe juridike të Universitetit “DIS”, nga Danimarka.
Duke iu referuar socialdemokracisë skandinave si model i suksesshëm për barazi dhe zhvillim, Dardan Sejdiu paraqiti risitë që i ka sjellur përfshirja e PSD-së në procesin e dialogut me Serbinë. Drejtimi i dialogut nga Kuvendi, Platforma Shtetërore që afirmon integritetin territorial e pamundëson çfarëdo autonomie me kompetenca ekzekutive, si dhe Ligji që sanksionon vendimmarjen në delegacionin shtetëror janë disa nga çështjet që ishin subjekt diskutimi.🌷