free hit counter Vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta. Prandaj, ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë. - PSD

Deklarimit të vendimit ndaj z. Salih Mustafa i parapriu shpjegimi politik; shprehjes “në emër të popullit” iu dha sqarim nga Gjykata; mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës.

Por, përtej të qenurit sqarues, ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik të saj sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës. E si të kenë, teksa përbrenda ligjit, që s’frymon me konventa ndërkombëtare të drejtësisë, i hapet rruga gjykimit një-etnik e me qëllim përfundimtar tjetërsimin e luftës çlirimtare në konflikt për interesa të ngushta vetanake.

Të shtunën, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë!