free hit counter PSD mirëpret votimin e Parlamentit Evropian - PSD

Partia Socialdemokrate mirëpret votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme; për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Republikës.

Duke i falenderuar eurodeputetët për mbështetjen, Partia Socialdemokrate fton institucionet përgjëgjëse të Kosovës, të ndërmarrin veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.

Izolimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të merr fund. Ai është mbi gjithash pasojë e politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë. Çmimin nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës.