Kuvendi të rifillojë punën për shkak të dialogut
Në konferencën për media të mbajtur sot (02 gusht 2018), kryetari Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Visar Ymeri, kanë bërë thirrje që Kuvendi të ndërpresë pushimin, për shkak të çështjes së dialogut me Serbinë. Në emër të Partisë Socialdemokrate, Ahmeti dhe Ymeri thanë se Kosova aktualisht ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme, duke përmendur diskutimet […]
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Adem Demaçit
Partia Socialdemokrate shpreh pikëllimin e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Bacës Adem Demaçi. Veçanërisht ngushëllojmë familjarët e të afërmit e Bacës Adem, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, dashamirët e tij, popullin e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar. Sepse baca Adem ishte i të gjithëve, dhe tërë jetën e tij […]
Lamtumira e fundit për bacën Adem Demaçi
Sot iu dha lamtumira e fundit Bacës Adem Demaçi. Ai la pas shembullin më të mirë të veprimtarit të palodhshëm, të aktivistit politik dhe të intelektualit të rrallë. Do të kujtohet përherë angazhimi i tij për liri e barazi, rezistenca plot këmbëngulësi kundër shtypjes dhe përpjekja fort e vendosur për emancipim shoqëror. Vepra e tij […]
Fjalimi i deputetit dhe Nënkryetarit të Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri në lidhje me paraqitjen e Rezolutës për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
Kosova prapë po nxitet në dialog me Serbinë, pa kurrfarë përgatitje e diskutimi. Thua asgjë nuk ka ndodhur. Deri tash ky dialog, prej se ka filluar në vitin 2012 na e ka ndryshuar emrin politik nga Republika në fusnotë, na e ka fuqizuar e zyrtarizuar praninë politike të Serbisë në Kuvend e Qeveri përmes listës […]
Delegacioni i PSD-së takohet me Kryetarin e Grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve të KE-së, z. Frank Schwabe
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), z. Shpend Ahmeti; së bashku me nënkryetarin, z. Visar Ymeri; Sekretaren e Përgjithshme, znj. Aida Dërguti dhe anëtaren e Kryesisë, znj. Gurjeta Zeka; patën kënaqësinë ta presin në takim Kryetarin e Grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Frank Schwabe; Sekretaren Ekzekutive […]
PSD takohet me socialdemokratët evropianë
Në kuadër të një vizite në Bruksel, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, nënkryetari Visar Ymeri dhe shefi i Grupit Parlamentar Dardan Sejdiu, takuan eurodeputetë nga grupi socialist i Parlamentit Evropian. Në takimin me eurodeputetin nga Gjermania dhe kordinatorin për punë të jashtme Knut Fleckenstein, eurodeputetin nga Rumania dhe nënkryetarin e PE-së Victor Boștinaru dhe eurodeputeten […]