free hit counter 205,000 NËNSHKRIME SHKELEN NGA KËMBA E KURTIT - PSD

Peticioni i shtrirë sot para shkallëve të Qeverisë është rruga mbi të cilën ka shkelur Kurti me dakordimin e tij në Bruksel. Mbi këtë rrugë eci dhe u ngrit. Nga po e njëjta do të rrëzohet, sepse vullneti i shprehur kundër Asociacionit (2015) nuk e duron gjatë mohimin.

Ky kryeministër ka humbur legjitimitetin e tij politik; ai erdhi në pushtet që të mos pranojë Asociacionin, e bëri pikërisht të kundërtën. Dhe më shpejt se qeveritë e kaluara veproi. I dha tempo një procesi që ka destinacion Asociacionin. Paqja e përhershme nuk paska qenë as qëllimi.

Marrëveshja e dakorduar në mes të Kurtit dhe Vuçiqit është dëm i përhershëm për shtetësinë dhe karakterin e saj unitar. Dobësimi i kufirit me Serbinë, heqja dorë nga njohja reciproke ndërmjet dy vendeve dhe pranimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë pjesët me të cilat Kurti, me të dyja këmbët e tij, ka shkelur mbi nënshkrimet e 205,000 qytetarëve që nënshkruan peticionin kundër marrëveshjes së Asociacionit. Dhe së dyti, po të njëjtin vullnet që erdhi nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e dëmshme sepse ka Asociacion e nuk ka njohje brenda. Prandaj duhet ta kundërshtojmë fuqishëm. Aktiviteti ynë do të vazhdojë. Protestat janë domosdoshmëri. Organizim është përgjigja e vetme.