Sot është përvjetori i masakrës së Srebrenicës, ndër ngjarjet më të tmerrshme e më mizore që ka njohur njerëzimi që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Sado shokuese që është për botën e historinë, Srebrenica nuk është përjashtim aksidental që nuk shpjegohet. Srebrenica nuk është as shfryerje e instinkteve primitive, siç e quan shpesh optika e “civilizuar”. Ajo është pasojë e domosdoshme e projektit shtetëror ekspansionist e shovinist që kulmoi me Millosheviqin.
Srebrenica nuk ka marrë shpagim drejtësie, juridikisht as politikisht. Drejtësia ndërkombëtare nuk e njeh si gjenocid Srebrenicën, siç nuk e njeh si përgjegjëse Serbinë, shtetin që shkaktoi të gjitha luftërat në Ish Jugosllavi.
Sot që kujtojmë viktimat e Srebrenicës, solidarizohemi me secilin që ka vuajtur nga krimet monstruoze.
Njëkohësisht kujtojmë se drejtësia për Srebrenicën nuk mund të jetë e plotë dhe përfundimtare pa iu dhënë fund projekteve ekspansioniste që prodhuan luftëra. Pa barazi midis popujve, nuk ka paqe të përhershme.