free hit counter 5 MARSI, EPOPEJA E UÇK-SË - PSD
Sot është 5 Marsi, Epopeja e UÇK-së. 5 Marsi është dita që i dha fund frikës, dita e flijimit që i dha jetë një populli; dita që zgjoi ndër ne idenë e çlirimit.
Sikur secila Ngjarje, edhe 5 Marsi e ka fushën e vet. Situata e rëndë, me heshtje e terror kishte prekur fundin; njerëzit e bindur për luftë ishin aty prej kohësh. Por as rrethanat e brendshme, as të jashtme nuk i shpjegojnë dot përmasat e Ngjarjes. Veçantia e saj përjashton secilën llogari e analizë me të dhëna e deduksione; sikur secila ngjarje, ajo është rastësi e pa parashikueshme. Secilën ditë mendon e punon për të, e ajo prapë, thjesht ngjanë.
5 Marsi është tipikisht Ngjarja e historisë që ndanë periudha historike e hapë horizonte të reja. Pasojë e secilës Ngjarje është rruga e re dhe subjekti i saj besnik. 5 Marsi është 5 Marsi i UÇK-së.
5 Marsi nuk është datë profecie që mund të parashihej me fjalët e kohës, 5 Marsi është datë mrekullie që në mënyrë prapavepruese ka prodhuar vetë argumentimin e lirisë.