free hit counter KEDS ndëshkon aktivizmin sindikal - PSD

KEDS ka larguar nga puna sindikalistin Rashit Gashi. Pa asnjë shpjegim, pa lajmërim paraprak dhe në kundërshtim flagrant me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive, kjo kompani ka zgjedhur hakmarrjen ndaj aktivizmit sindikal.

Kjo kompani është shembulli më i mirë i neoliberalizmit grabitqar në Kosovë. Rrjeti dhe shpërndarja e energjisë është një monopol natyror të cilin Kosova e ka privatizuar. Janë edhe rreth 300 kolegë tjerë të Rashitit që KEDS ka larguar nga puna. Shumë prej tyre kanë vendime gjykatash për t’u kthyer në punë, por KEDS nuk do të dijë për ligjet e Kosovës.

Me largimin e Rashit Gashit, pronarët duan t’i japin mësim punëtorëve sindikalistë që guxojnë të angazhohen. Por, bashkimi dhe solidariteti i punëtorëve gjithmonë ka mposhtur frikën e ka rritur besimin.

Qeveria e re ka histori të rezistencës kundër privatizimit të KEDS. Ishim qindra të arrestuar ditën kur u nënshkrua kontrata e privatizimit. Veprimet që do të ndërmarrë ajo karshi kësaj çështjeje është një nga gurët provues për orientimin dhe politikat ekonomike.

PSD kërkon kthimin e menjëhershëm në punë të sindikalistit Gashi.