Deputeti i PSD-së, z. Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, z. Arben Ahmetaj.
Gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezoltuat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri Ahmetaj shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy republikave të bëhet sa më parë. Po ashtu ministri dha mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy republikave në kohë sa më të shpejtë.