free hit counter Shqipëria e gatshme për jetësimin e rezolutave të miratuara nga Kuvendi i Kosovës - PSD

Deputetët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti dhe Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, takuan sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z. Gramos Ruçi, Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, z. Eduard Shalsi, si dhe Kryetaren e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, znj. Ermola Felaj.

Temat që u diskutuan ishin Rezoluta për heqjen e Roamingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Rezoluta për heqjen e tërësishme të komtrollit për hyrje-dalje e shtetasve te Republikes se Shqiperise ndermjet pikave te kalimit kufiatre: Vërmice, Qafë Prush dhe Qafë Morinw, Rezoluta me të cilën kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të nisë menjeherë procedurat e nevojshme ligjore për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare për unifikimin e doganave me Republikën e Shqipërisë.

Institucionet e Republikës së Shqipërisë mbeten të hapura ndaj çdo kërkese nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ata i konsideruan të rëndësishme rezolutat e miratuara dhe shprehën vullnetin e institucioneve të Shqipërisë për jetësimin e tyre.