free hit counter Naim Jakaj emërohet Sekretar Organizativ i Partisë Socialdemokrate - PSD

Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakaj për Sekretar Organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të PSD-së.

Naim Jakaj është i lindur më 1987. Sociolog, ai është në përfundim të studimeve në drejtësi. Me përvojë në fushën e organizimit partiak, Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit dhe ndihmon grupin parlamentar të PSD-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.