free hit counter Përurohet nëndega e re e Vetëvendosjes në Presidencë - PSD

Zyra prapa nesh është objekti që ka shërbyer si zyre e presidencës së Republikës së Kosovës. Por kohët e fundit kjo zyrë është shndërruar në një nëndegë të Partisë Vetëvendosje. Prandaj dhe sot e përuruam zyrtarisht diçka që tashmë po dihet por s’po e thonë. Përvoja jonë si qytetar me insitucione shtetërore të shndërruara në vegla të partive nuk është e mirë. Është kjo përvojë që ka rritur mosbesimin dhe pakënaqësinë qytetare.

 

Vjosa Osmani, si u.d. e presidencës, përdori këtë detyrë që ta themelojë të ashtuquajturën Lista Guxo. Ajo guxoi që të punësojë në presidencë persona të cilët disa ditë më pas i paraqiste si ardhje të reja në listën e saj. Ajo guxoi që të shpërndajë paga shtesë për punëtorët e presidencës, veprime këto që deri vonë i quante abuzive. Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë.

 

Ne kemi qenë dëshmitarë sesi institucionet e shtetit janë kapur më herët. Por, tash jemi para një mendësie të re. Duke e pretenduar një kredo morale, Kurti po dëshiron t’i marrë krejt dhe këtu Vjosa po shërben si instrument. Në emër të ç’kapjes do të ndodhë një instalim i ri i të besuarve të liderit në pozita kyqe shtetërore.

 

Në anën tjetër, Osmani e përshtatur në mendësinë totalitariste të Kurtit, po përdorë metodat e regjimit të vjetër siç është shantazhi dhe kërcënimi. Kjo do ta cënojë demokracinë dhe lirinë prandaj sigurisht që do të ketë edhe rezistencë.