Javën e kaluar i shtruam tepihun e kuq ministrit Latifi në një tentim që të joshet e të vizitojë QKUK-në dhe të shoh kushtet e mjerueshme në të cilat gjinden spitalet tona. I tham, ose shkel këtu ose jep dorëheqje. Shëndeti i njerëzve është në rrezik.
Ministri nuk u përgjigj; po i njëjti ministër që thoshte se duhet të huazojmë 2 orë nga e nesërmja e të punojmë 26 orë sot. Problem s’po e ka të zgjohet e të zë aeroplanin e rradhës jashtë vendi, për konferenca e biznes. Veshi po ja dëgjon atë. Ky ministër po e ka problem të zgjohet e të punojë.
Të zgjohet e të sheh që QKUK ka mbetur me 48 anestiziologë kur i duhen 120; të shoh që spitaleve në Kosove i duhen 4000 infermierë shtesë për të funksionuar me kapacitet dhe shërbime normale.
Të alarmohet që 220 mjekë kanë ikur nga Kosova veç në dy vitet e fundit e shumë të tjerë të cilët priten t’i ndjekin hapat e tyre. Të tmerrohet nga mungesa e barnave, aparateve mjekësore dhe infrastrukturës.
Gjendja me shëndetësinë në Kosovë është alarmante dhe emergjente. Prandaj ministër, qu!