Veçantia e ahengut është ndërrimi i këngëve sipas dëshirës; ndërrohen edhe fjalët brenda këngëve sipas dëshirës; vallet i përshtaten secilës dajre. Çfarëdo që do kërkojnë dasmorët, sido që e kërkon situata ndërrohet edhe muzika.
Ky emërtim nuk është i yni. Kështu i pati ndarë punët vetë kryeministri Kurti. “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, thoshte Kurti në kohë zgjedhjesh. Familjarë e kushëri po mbushet administrata dhe pozitat politike. Gjërat po përputhen, këtu siç duket duhet të jetë sallë dasmash. Pronar është Albin Kurti, këngëtar është Besnik Bislimi.
Veprimet e qeverisë përmes favorizimeve përbëjnë diskriminim për të tjerët. Këto veprime duhet demaskuar dhe duhet ndaluar. Gjithçka po vërehet qartë. Kushdo që mendon se veprimet e qeverisjeve të kaluara janë autorizim për keqqeverisjen sot, do të gabohet. Njerëzit nuk do të presin as nuk do të durojnë.