Dje në këtë objekt u mbajt një liturgji kishtare. Në mes të ditës, në mes t’ë Prishtinës, para hundëve të krejt institucioneve, simbolin e shovinizmit duan ta bëjnë faltore. Jemi këtu per një deklaratë: simboli i shovinizmit nuk mund të jetë shtëpi e zotit.
Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre.
Të gjithë duhet ta dijnë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit.
Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkëjetesës.