Ministri i Eknomisë së Shqipërisë i gatshëm për unionin doganor dhe heqjen e Roaming-ut
Deputeti i PSD-së, z. Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, z. Arben Ahmetaj. Gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezoltuat e […]
Shqipëria e gatshme për jetësimin e rezolutave të miratuara nga Kuvendi i Kosovës
Deputetët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti dhe Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, takuan sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z. Gramos Ruçi, Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, z. Eduard Shalsi, si dhe Kryetaren e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, znj. Ermola Felaj. Temat që u diskutuan ishin Rezoluta […]
Kosova të bëhet pjesë e Kartonit të Gjelbër
Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga deputeti Faton Topalli, në emër të Partisë Socialdemokrate, për nisjen e procedurave dhe plotësimin e kushteve për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër. Anëtarësimi i vendit tonë në Kartonin e Gjelbër ua heq taksën për sigurim të cilën bashkatdhetarët tanë detyrohen ta paguajnë sa herë që vijnë në […]
Miratohet rezoluta e PSD-së për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga deputeti Visar Ymeri në emër të PSD-së, për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ftojmë qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.
Kuvendi miraton rezolutën e PSD-së për heqjen e kontrollit kufitar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi miratoi edhe rezolutën e Partisë Socialdemokrate për heqjen e kontrolleve kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Zbatimi i kësaj rezolute lehtëson qarkullimin e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Urime?
Kuvendi miraton rezolutën e PSD-së për heqjen e roamingut për Kosovën dhe Shqipërinë
Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga PSD për heqjen e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Shumë shpejt thirrjet telefonike dhe përdorimi i internetit në telefon mobil do të kenë çmime të njëjta brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Urime?