•Secili qytetar, pavarësisht përkatësive do ta ketë një bazë (60 euro) për ta krijuar e rritur jetën e tij këtu. Kjo Bazë është 300 euro për familjen mesatare në Kosovë.
• Skemat sociale ekzistuese mirëmbajnë pozitën ekonomike për pranuesit e tyre. Kushdo që pranon pagë, qoftë vetëm 1 herë, i ndërpritet mbështetja.
• Skemat sociale stigmatizojnë grupet e margjinalizuara dhe përçajnë qytetarët midis tyre.
• Paga universale bazë heq nga varfëria çdo familje kosovare.
• 11 vende të botës tashmë e kanë pilotuar apo aplikuar në një apo formë tjetër këtë program. 23 vende janë duke e diskutuar fillimin e zbatimit të pagës universale bazë.
• Efektet pozitive të Pagës Bazike Universale janë shumëdimensionale, që nga: përmirësimi i pagave, zhdukja e ciklit të varfërisë, ndërmarrësia, rritja e nivelit të lumturisë, përmirësimi i shëndetit, sidomos atij mendor. Shteti është marrëveshje shoqërore ku llogaritet dhe përfshihet secili. Qytetarët midis vete nuk duhet t’i duhet t’i bashkojë veç letërnjoftimi.