Edhe një punëtor vdes në vendin e punës. Për arsyen e njëjtë, për shkak të mungesës elementare të kushteve në punë. Përveç i paguar keq, punëtori në Kosovë është edhe i pambrojtur. Kështu, çdo ditë pune, për secilin punëtor mund të jetë dita e fundit e jetës së tij.
Ky është shteti i mirëqenies që e propagandon Kryeministri Kurti!
Ky fenomen shqetësues është fytyra e vërtetë e kujdesit të shtetit ndaj shtresës punëtore. Qeveria i përmend punëtorët vetëm për fushatë, në pushtet i harron duke i lënë nën mëshirën e punëdhënësit.
Në vend se të zgjerohet kujdesi i qeverisë edhe në sektorin privat, kjo qeveri i ka shpallur luftë edhe atyre që janë nën kujdesin shtetëror duke i luftuar sindikatat.
Edhe sa të tjerë do te vdesin? Edhe sa kohë qeveria do të jetë e shurdhër karshi pabarazisë dhe keqtrajtimit të punëtorëve në sektorin privat?