free hit counter KËRKESË PËR ÇASJE NË DOKUMENTACIONIN E TERMOCENTRALIT "KOSOVA E RE" - PSD

Procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës. Së fundi, Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces.

Për këtë, Grupi Parlamemtar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit z. Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit z. Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonimik, z. Valdrin Lluka, kërkesë për zbatim të Aktgjykimit A.nr.318/17 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin “Kosova e Re”. Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike.

Më poshtë kërkesa e plotë!